Pilotët e linjës ajrore "Air France" kanë menduar që tyë prishin planet e shum ë tifozëve për të udhëtuar drejt kryeqëndrës së futbollit këtë verë, Francë. Ata kanë n isur ditën e sotshme një grevë katër ditore duke kthyer në kaos planet e shumë prej tifozëve.Kompania ajrore ka anuluar rreth 30% të fluturimeve dhe momentalisht prioritet u është dhënë fluturimeve për në qytetet ku luhen ndeshjet.
Sindikata e pilotëve i kërkon qeverisë së Francës të heqë dorë nga ligjet e reja të punës të cilat e bëjnë më të lehtë punësimin por edhe shkarkimin nga puna të punonjësve.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i qeverisë franceze e cila nuk mund të lejojë këto detaje të vogla ti prishin punën disavjecare për organizimin e këtij eventi.
"I bëj thirrje kujtdo që ka një sens përgjegjshmërie, sepse nëse shteti duhet të bëjë detyrën e tij, dhe do ta bëjë, do të marrë të gjitha masat e nevojshme.
Duhet që ata që marrin pjesë në këto veprime, ose që i organizojnë ato, të mbajnë mbi shpatulla përgjegjësitë... në mënyrë që ky event i madh të kthehet në një festival popullor”, është shprehur Presidenti francez Holande.