
E ka ndjerë peshën e rëndë të asaj penalltie të humbur dhe ka marrë kurajën të kërkojë falje publikisht . Granit Xhaka ka shkruar këto rreshta në gjermanisht në faqen e tij zyrtare në “facebook”: “Ne dhe më shumë unë, pas kësaj ndeshjeje, jemi të zhgënjyer. Ishim dukshëm në pjesën e dytë dhe në shtesë skuadra më e mirë në fushë dhe duhej të fitonim. Do ta kishim merituar. Ma bën më të vështirë këtë eliminim humbja e penalltisë vendimtare. Më vjen keq për shokët e skuadrës, për tifozët, për Zvicrën. Eshtë e dhimbshme të kthehemi në shtëpi. I juaji Granit!”
Poll