Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

DENONCIMI/ Ish sulmuesi i Tiranës ia punon pronarit të shtëpisë në kryeqytet, i lë banesën me dëme dhe zhduket pa paguar

Shkruar nga NEWSPORT
DENONCIMI/ Ish sulmuesi i Tiranës ia punon pronarit të
Tirana

Në një denoncim të fundit, ish-sulmuesi i Tiranës Alfred Mensah, është kthyer protagonist jashtë fushave të blerta. Një qytetar nga Tirana, ka denoncuar në median “JOQ” sulmuesin ganez, i cili prej janarit është pa ekip.

Qytetari shprehet se ka 5-6 muaj që ia ka dhënë me qiera banesën e 1+1 futbollistit Mensah, zona e Pallateve Çabej. Palët kishin rënë dakord, që banesa do të kontrollohej nga pronari i shtëpisë çdo 3 muaj.

Por në inspektimin e tij gjatë janarit, u gjetën dëme masive. Ganezi i kishte premtuar se do e kompesonte monetarisht në të ardhmen.

Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por në takimin e parashikuar, lojtari ishte larguar nga banesa, duke marrë edhe sendet personale, pa lën gjurmë.

Përveç dëmeve material, ku sipas pronarit të objektit arrin deri në 500 euro, Mensah kishte edhe 1 muaj pa paguar të qieras dhe 2 muaj të energjisë elektrike e ujit.

Qytetari ka ndërmarrë hapa konkret, kallëzim në Policinë e Shtetit, saktësisht në Komisariatit numër 6, me qëllim për të gjetur zgjidhje problemi.        

Poll

Lexo gjithashtu