Sporting Lisbone - Bodo/Glimt
Pasi koha e rregullt përfundoi 3 – 0 për Sporting Lisbonë kundër Bodo/Glimt, ndeshja shkoi në shtesë, teksa sfida e parë ishte fituar 3 – 0 prej ekipit norvegjez në fushën e tyre.
Gjatë shtesës me nga dy pjesë prej 15 minutash, Sporting shënoi dy gola të tjerë. Konkretisht në minutën e 92-të me Araujo dhe 120+1 me Nel.
Përmbysja e jashtëzakonshme nga portugezët, duke befasuar këdo. Në raundin tjetër, saktësisht në çerekfinale, ata do përballen me Arsenalin.
Poll
