Kërcimi që lejoi Youssef En-Nesyri të mundte Diogo Costa ishte historik në çdo aspekt . Së pari sepse lejoi që Maroku i tij të mposhte Portugalinë dhe të zbarkonte për herë të parë në histori në një gjysmëfinale botërore, kombëtarja e parë afrikane në histori që e bën këtë.
Së dyti sepse, me golin e shënuar në lartësinë 2.78 metra , sipas “eIN SPORTS”, sulmuesi i Sevillas ka kaluar kështu goditjen me kokë të Cristiano Ronaldos kundër Sampdorias (2.56 metra) më 18 dhjetor 2019.
Gol ky që nxori jashtë Kupës së Botës Portugalisë, ndërsa të mërkurën Maroku do të sfidojë kampionët në fuqi, për një biletë në finalen e madhe.
Poll