
Pas takimit Tirana-Kukësi foli lojtari i bardhebluve Ardit Hila. Për “Oversport” Hila u shpreh i lumtur për golin që shënoi dhe fitoren.
"Goli i parë. Ky është goli i parë në kampionat. Vij pas një periudhe të gjatë pa gol. Dhe jam i kënaqur.
Ja dedikoj atyre që nuk besuan tek unë. Më lanë në rrugë 6 muaj. Falenderoj presidentin, stafin e Tironës.
Për kë e ka dedikimin? Besoj që e kuptojnë vetë atyre që i drejtohem.
Në 2 mars kam luajtur ndeshjen e fundit në kampionat. Jam larguar nga ekipi nuk kishin besim tek unë. Kjo është një përgjigje.
Falenderoj trajneri tim Shehin, në fillim nuk isha në ritmin tim. Kishte besim tek unë. Do jap maksimumin.
Gol ndaj ish-shkuadrës tuaj. Çdo ekip që është e kaluar ime nuk kënaqem shumë që të festoj. Por kisha kohë pa shënuar.
Formacion? Normalisht jemi 4-5 lojtarë, kampionati ka shumë ndeshje. Duhet të jemi gati, duhet durim."