Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Golat erdhën nga gabimet tona", Gugash Magani analizon Superioren: Tirana rrezikon katërshen

Shkruar nga NEWSPORT
"Golat erdhën nga gabimet tona", Gugash Magani analizon

Elbasani ka fituar përballë Lushnjës në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me triumfin 3-1 të vendasve. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Lushnjës, Gugash Magani.

“Kështu e ka futbolli, mund të shënosh dhe të ndëshkohesh, edhe të ndëshkohesh në fillim dhe të fitosh ndeshjen. Me Elbasanin që kryeson me meritë kampionatin duhet të ishim më kërkues. Po t’i referohemi golave, ishin për gabimet tona, por edhe për meritë të kundërshtarit. Për koret në drejtim të familjes sime, pasi tifozët e kishin me djalin tim. Nuk më vjen mirë që në Elbasan shahem në kor për 45 minuta. Por ky është futbolli, nuk më bën përshtypje kjo. Diçka sportive, nuk e marr profesionale”, u shpreh fillimisht Magani.

“Të kisha lojtarë me mentalitetin e Cankës do ishim më lart në klasifikim. Lushnja është një skuadër me traditë pavarësisht se jemi këtu ku jemi. Por mendoj se sot u dorëzuam shpejt, pasi Elbasani ka lojtarë me cilësi dhe na vendosi në vështirësi në pjesën e dytë. Përpara kemi një superndeshje përballë Ballshit, do sillemi ndryshe me mentalitet spese na duhen pikë”, tha më tej trajneri i Lushnjes.

“Derisa matematika na lejon, do tentojmë deri në fund. Do t’i luajmë të gjitha ndeshjet si finale. Jemi në fushën tonë përballë Bylisit, para tifozëve tanë. Por duhet të shohim ku gabojmë. Nëse do menaxhonim pjesën e parë mirë sot, pjesa e dytë do fliste ndryshe. Bylis luan më mirë në transferta se në shtëpi. “Final Four” në Superiore? Katërshen e rrezikon Tiranën. Ka shumë presion dhe ndryshimi i trajnervë nuk lë një shije të mirë te unë. Ka kualitet por duhet të ulet me këmbë në tokë. Pashë një ndeshje të dobët me Teutën. Egnatia, Partizani dhe Vllaznia nuk e diskutojnë katërshen. Magani në Superiore? Unë i kam patur ofertat, por kam probleme me biznesin tim. Ju e dini që karrierën time e kam në Superiore. Ajo ç’ka më mungon mua në karrierë është titulli kampion, që e kam merituar te Tirana dhe Flamurtari”, mbylli fjalën e tij Gugash Magani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga