
Gjyqtari italian, Nicola Rizzoli ka folur për penalltiën e mbrëmshme ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, që u akordua në favor të "gjelave". Italiani ka shpjeguar se sa vështirë ishte që të akordonte penalltinë në favor të Francës, por ka thënë se ishte shumë afër dhe e kishte parë shumë qartë.
"Ai ishte një episod i vështirë, edhe për faktin që duhet përfshirë efekti surprizë. 99% e njerëzve nuk e kanë parë atë episod, fatmirësisht, unë isha në pozicionin e duhur për ta gjykuar si rast dhe mora këtë vendim”, shpjegoi ai prekjen e topit me dorë nga Bastian Shvajnshtajger.
"Jam shumë krenar që kam drejtuar një ndeshje të tillë. Nga ana tjetër, kishte edhe shumë përgjegjësi, pasi ishte ndeshja më e rëndësishme e Europianit, ishin përballë dy skuadra me emër e traditë. Jam 100% krenar për atë që dhashë", shtoi italiani
"Nuk do të jem në finale? Për mua kjo ndeshje ishte maksimumi. Nga ky turne del një imazh shumë i mirë i kombëtares italiane, por edhe një imazh i mirë i gjyqtarëve italianë", deklaroi Rizzoli për “Sky Sport”.