Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjoba për të gjithë te Kukësi pas largimit të trajnerit? Shkarkimi i Milinkoviç nxjerr hapur verilindorët

Shkruar nga NEWSPORT
Gjoba për të gjithë te Kukësi pas largimit të

Mladen Milinkoviç është larguar përfundimisht nga Kukësi, por problem mbetet rroga e fundit e trajnerit serb, e cila nuk i është dhënë këtij të fundit me pretendimin se do të jetë një gjobë për të gjithë për shkak të mungesës së rezultateve dhe mos plotësimit të pritshmërive që ishin vendosur në fillim të sezonit.

Në këto kushte Milinkoviç ka futur në lojë avokatin e tij për të zgjidhur këtë çështje dhe për të mbyllur kontratën me ekipin verilindor.

Ky detaj tregon se as lojtarët nuk do mund të marrin rrogën e fundit pasi ka qenë klubi ai që ka vendosur që të apolikohet si gjobë për trajnerin serb dhe më pas për të gjithë. Ende nuk dihet nëse kjo gjë është e vertetë dhe gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim pasi pritet një konfirmim nga ana e klubit lidhur me këtë çështje.

Duke ditur se jemi pranë hapjes së merkatos, aplikimi i një gjobe të tillë do linte shumë të pakënaqur në radhët e Kukësit që mund të përkthehet në prishje të marrëdhënieve mes palëve pasi lojtarët nuk do ta pranojnë këtë gjë ashtu sikurse ka ndodhur edhe herë të tjera, kur presidenti Safet Gjici ka paralajmëruar të tijtë për penalizime.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga