Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjithçka gati për duelin me Poloninë, Shqipëria "all-in" për çeljen e epokës "Sylvinho"

Shkruar nga NEWSPORT

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur sot përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë, që luhet të hënën në mbrëmje në Varshavë.

Delegacioni kuqezi ka udhëtuar sot paradite drejt tokës polake, duke mbërritur në mesditë për t;u akomoduar menjëherë në hotel. Pas një pushimi skuadra i është drejtuar stadiumit të ndeshjes PGE Naradoëy dhe fillimisht trajneri Sylvio Mendes Campos Junior ka dalë në konferencën zyrtare për shtyp së bashku me sulmuesin Sokol Cikalleshi dhe më pas ekipi ka zbritur në fushë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të 23 lojtarët e grumbulluar kanë udhëtuar me ekipin me ekipin dhe janë stërvitur normalisht në një seancë pa shumë ngarkesa dhe më shuë të fokusuar tek ushtrimet me top dhe improvizime të situatave të ndryshme të lojës.

Rregullisht janë stërvitur dhe Thoams Strakosha, Myrto Uzuni dhe Armir Abrashi, i cili e ka kaluar gjendjen gripale dhe është i gatshëm gjithashtu për të luajtur në këtë premierë të edicionit. Stafi teknik ka punuar vazhdimisht me detajet për të përgatitur ekipin për çdo situatë.

I gjithë grupi është shfaqur i karikuar, duke kënaqur pritshmëritë e stafit teknik në drejtim të grintës dhe dëshirës për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për objektivat e Kombëtares.

Gjithashtu, një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptare do të jenë të pranishëm në stadiumin e Varshavës për të mbështetur kuqezinjtë në këtë rrugëtim të ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga