
Safet Gjici, presidenti i skuadrës kuksiane në një prononcim për newsport.al është shprehur optimist për ndeshjen e nesërme, duke thënë që shanset janë të barabarta për të dyja skuadrat, por verilindorët do të mendojnë të mbyllin çështjen e kualifikimit që ditën e nesërme. Gjithashtu presidenti ka premtuar edhe një premio për djemtë e skuadrës, por duke mos saktësuar shifra.
"Ne gjithmonë kemi menduar për kualifikim, edhe këtë e kemi treguar dhe vitet e kaluara. Shanset në këtë takim janë 50-50, por unë kam besim se do të marrim rezultat pozitiv, si pritës që jemi. Për këtë sfidë unë do të vendos në dispozicion edhe premio në rast fitoreje. Rudar është një ekip i fortë që duhet vlerësuar maksimalisht. Do të mundohemi të mos pësojmë gol në ndeshjen e nesërme, vetëm të shënojmë. Në këtë mënyrë kualifikimi nuk do të diskutohet. Kjo do të jetë idealja për ne nesër", ka përfunduar presidenti Safet Gjici.