Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gjici nuk e harron vesin e vjetër, vendos kusht për marrjen e rrogave te Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
Gjici nuk e harron vesin e vjetër, vendos kusht për marrjen e rrogave

Kukësi do presë Teutën ditën e shtunë për të luajtur takimin e javës së 24-të të kampionatit, që do zhvillohet në orën 14:00. Ndërkohë që te Kukësi duket se i janë rikthyer sërish një vesi që presidenti Gjici ka patur si parim thuajse gjithmonë.

Ai ka kërkuar nga Peter Pacult dhe skuadra e tij 6 pikë të plota në dy takimet e radhës, që përkthehen në fitore ndaj Teutës dhe Lushnjes. Nëse kjo gjë arrihet, ai do likuidojë rrogat dhe ekziston mundësia që të ofrojë dhe ndonjë premio të majme, sikurse ndodhi dhe pas takimit me Partizanin.

Aktualisht Kukësi pozicionohet në vendin e dytë. Drejtuesit e kampionëve kërkojnë vazhdimësi për të blinduar vendin e dytë dhe për tu larguar sa më shumë nga vendi i tretë që aktualisht ruhet nga Flamurtari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga