Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gjici i Kukësit kthen "tollonat" e dikurshëm: Dru Zjarri me autorizim të kryetarit të bashkisë (BANDEROLA)

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi i futbollit u rikthye te fitorja, teksa mposhti 2-1 në "Elbasan Arena" Bylisin. Në sfidën e fundjavës që lamë pas, u pa rikthimi i Safet Gjicit. Presidenti i Kukësit kishte disa javë që ishte "shkëputur" nga ekipi, duke e lënë në "mëshirë" të fatit. Këtë mungesë duket se e ka shkaktuar impenjimi i z. Gjici në funksionet e kreut të bashkisë Kukës.

Mosprezenca e numrit një të klubit në ndeshjet e Kukësit u vu në dukje edhe nga lojtarët, teksa Olsi Teqja në një deklaratë për mediat kërkonte "fuqinë" e tij në stadium. Së fundmi, mësohet se pse ka ardhur kjo mungesë e Gjicit. Në Kukës bën ftohtë dhe kryetari i bashkisë është duke u kujdesur për "ngrohjen" e banorëve. "Pikë shitje, dru zjarri për nevojat e komunitetit. Me autorizim dhe mbështetjen e kryetarit të bashkisë z.Safet Gjici". Duket se Gjici nuk ia del dot për të gjitha në të njëjtën kohë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga