Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Zabërgja me shokë "shkelin" kundërshtarin në Ukrainë, protagonist bëhet ish-sulmuesi i Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Zabërgja me shokë "shkelin" kundërshtarin
©Instagram Metalist Peter Itodo

Metalist 1925 ka mposhtur me rezultatin e pastër 4-0 Veres Rivne, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Premier League-s ukrainase.

Golat në këtë takim i ka shënuar Peter Itodo, i cili shënoi një tripletë të vyer për vendasit, teksa të katërtin e shënoi Christian Mba, duke vulosur përfundimisht 3 pikët për skuadrën në të cilën aktivizohet dhe dyshja shqiptare, Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica.

Kujtojmë se dhe golashënuesit, kanë një të kaluar në Shqipëri, pasi Itodo sikurse Zabërgja kanë luajtur për Dinamon, ndërsa Mba ka luajtur për dy klubet shqiptare si Partizani dhe Trepça.

Me këtë rezultat, Metalist shkon në kuotën e 39 pikëve, 7 pikë më pak se vendi i tretë që mbahet nga Polissya Zhytomyrm, duke iu afruar akoma dhe më shumë zonës europiane.

GOLAT

Goli i parë i Peter Itodo

Goli i dytë i Peter Itodo

Goli i tretë i Peter Itodo

Goli i katërt i Christian Mba

 

Poll

Lexo gjithashtu