Arsim Abazi nuk do të jetë më trajneri i Dinamo Ferizaj. Është vetë klubi kosovar që ka bërë të ditur ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun pas 4 muave qëndrim në stol.
Ky vendim i befasishëm, vjen në një moment kur skuadra është akoma në luftë për titullin, e ndodhur në vendin e dytë me pikë të barabarta (59) me kryesuesit e Vushtrisë, teksa pret ngjitjen në Superligë për sezonin e ardhshëm.
Në vend të Abazit, drejtuesit e klubit kanë emëruar Egzon Shabanin, të cilit i është besuar kjo detyrë e re deri në përfundim të kampionatit.
POSTIMI:
"NJOFTIM!
FC Dinamo njofton se ka ndarë rrugët me trajnerin Arsim Abazi.
Gjatë periudhës 4-mujore në klub, trajneri Abazi ka dhënë kontribut profesional dhe përkushtim maksimal.
FC Dinamo e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në vazhdim.
Ndërkohë, drejtimin e ekipit nga tani e tutje do ta marrë trajneri Egzon Shabani."
