
Gazeta gjermane "Bild" ka shpërblyer katër fëmijë shqiptarë për fotografinë më të bukur me fanellën e Gjermanisë. Prestigjozja gjermane ka kërkuar nga lexuesit e saj që të dërgojnë fotografi me fanella të fansave të përfaqësueses gjermane kudo që ata që janë. Mes fotografive juria e gazetës ka përgjedhur tre fotografitë më interesante.
"Një katërshe e ëmbël për Gjermaninë. Babai, Gjon Bisaku dërgon fotografi të katër djemve të tij: Samuelit, Nikolla, Davidi dhe 2-vjeçari Domenik", shkruan gazeta "Bild".
Katër vëllezërit merren prej disa kohësh me futboll. Talenti i tyre ka bërë që shumë klube europiane t'i kenë nën mbikqyrje shqiptarët e vegjël, që mund të jenë një mundësi e mirë për shumë ekipe në Europë.