Tirana do të luajë ditën e mërkurë sfidën e kualifikuese të Champions League ndaj Dinamo Tibilisi. Bardheblutë kanë kryer sot tamponin për lojtarët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe një delagocion të vogël që do të udhëtojë me skuadrën dhe të gjithë kanë rezultuar negative. Në faqen zyrtare klubi ka zbuluar edhe oraret se kur do të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë si dhe kthimin.
Postimi i Tiranës:
Kampionët udhëtojnë nesër drejt Gjeorgjisë. Lojtarët, stafi teknik, drejtuesit e klubit dhe një delegacion i vogël që do të shoqerojë skuadrën në Tbilis, kanë kryer sot tamponët sipas protokollit të UEFA-s. Të gjithë kanë rezultuar negativ dhe janë të gatshëm për të udhëtuar drejt Gjeorgjisë.
Një charter i "Air Albania" do të mundësojë nesër në orën 07:00 të mëngjesit nisjen drejt Tbilisit dhe kthimin direkt pas ndeshjes që luhet të mërkurën në orën 19:00.
Ekipi është i plotë dhe me besimin për të provuar gjithcka në ndeshjen perballë Dinamo Tbilis.
