Java e 27-të në Superiore prodhojë 11 gola, ndërsa të gjithë vëmendjen e mori fitorja e Partizanit në derbi karshi Dinamos, e përfunduar 2 – 0 për “Demat e Kuq”. “Newsport” ka përpiluar formacioni e raundit që lamë pas, ndërsa dominon Partizani me 3 lojtarë dhe trajnerin Oltijon Kërnaj.
Pano Qirko (Partizani): Skuadra e Partizanit e mbajti portën të paprekur në derbi kundër Dinamos, ndërsa portieri Qirko ishte fenomenal, duke pritur 8 goditje në kuadrat. Pas çdo ndeshje, Qirko do dëshmon aftësi mbreslënëse në kuadratin e “Demave të Kuq”.
Emiljano Musta (Elbasani): Mbrojtësi i krahut Emiljano Musta dha siguri në takimin e verdhebluve ndaj Tiranës në kryeqytet. Para këtij takimi, Elbasani i trajnerit Ivan Gvzodenic kishte 4 ndeshje radhazi që pësonte gol.
David Atanaskoski (Partizani): Sulmuesit e Dinamos i hapën shumë punë qendërmbrojtësit Atanaskoski, por 29-vjeçari ishte pikë referimi për Partizanin në derbi, jo vetëm në spastrimin e zonës, por edhe udhëzimet për shokët në prapavijë.
Arbenit Xhemajli (Egnatia): Dyluftues, i qëndrueshëm dhe me karakter, cilësitë e qendërmbrojtësit Arbenit Xhemajli në fitoren e Egnatias 4 – 2 kundër Teutës. 27-vjeçari ka kapur formën më të mirë këtë sezon nën urdhërat e trajnerit Edlir Tetova.
Lorenc Trashi (Flamurtari): Përtej golit të Bolzan në fitoren ndaj Vllaznisë, Lorenc Trashi tregoi nivel shumë të lartë me Flamurtarin në këtë sfidë. Lider në ekip dhe shumë punëtor mes fazave.
Fernando Medeiros (Egnatia): Kampionët në fuqi të Superiores vinin pas një momenti të vështirë, ndërsa fitorja në shtëpi me Teutën, ka sjellë “qetësi”. Te Egnatia, “arkitekti” i 3 pikëve ndaj durrsakëve ishte Fernando. Mesfushori brazilian mori profilin e “stabilizuesit”, teksa shënoi golin e sigurisë në fundin e ndeshjes.
Henri Sulovari (Bylis): Mesfushori fierak Henri Sulovari rezultoi “motori” i Bylisit në triumfin 1 – 0 në “Adush Muça” karshi Vorës. Skuadra ballshiote e goditi portën mike gjatë gjithë ndeshjes 13 herë, e ku pjesa më e madhe e këtyre manovrave “rrodhën” prej këmbëve të Sulovarit.
Xhonatan Lajthia (Elbasani): Ndonëse Lajthia nuk e gjeti rrugën e rrjetës kundrejt Tiranës, sulmuesi i Elbasanit ka kontribut të rëndësishmë në fitoren e tijëve në kryeqytet. Për trajnerin Gvozdenovic, Xhonatan Lajthia nuk është vetëm “goditës” para kuadratit mik, njëkohësisht edhe krijues.
Rowan Human (Partizani): Mbërritja e trajnerit Oltijon Kërnaja e ka ndryshuar “rrenjësisht” mesfushorin me tipare ofensive Human te Partizani. Shtatshkurti afrikan po rezulton efikas në zona të ngushta, qasje e cila ndodhi edhe kundër Dinamos. 25-vjeçari ishte rrezik konstant për prapavijën e Dinamos sa herë që kishte topin në posedim.
Ahmed Adepoju (Bylis): 5 minuta i mjaftuan talentit nigerian Adepoju për të shënuar golin e fitores te Bylisi. Mesfushori u fut në minutën e 83-të, ndërsa 5 minuta më vonë shënoi për t’i dhënë 3 pikët skuadrës ballshiote, impakt i jashtëzakonshëm.
Alessandro Bolzan (Flamurtari): Ndryshe nga sa ndodhi në fillim të kampionatit, “pyka” italiane Bolzan, ka filluar të “ndizet” të Flamurtari. Në sfidën ndaj Vllaznisë, 21-vjeçari finalizoi golin e triumfit, ndërsa në 3 prezencat e fundit me kuqezinjtë ka 2 gola, rendiment në rritje.
Trajneri i Javës – Olijon Kërnaja (Partizani): Edhe pse Partizani vinte nga një moment i keq, pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë, aty ku nuk munguan polemikat përsa i takon vendimeve të arbitrit, “Demat e Kuq” dolën fitimtarë në ndeshjen direkte kundër Dinamos.
Derbi me “blutë” vlejti më shumë se sa 3 pikë, sepse koceidon për pozitën e 4-të në Superiore, pozitë që të jep mundësinë për “Final Four”. Trajneri Kërnaja jo vetëm që doli me sukses nga derbi, por ekipi i tij nuk pësoi gol.
Të kuqtë diktuan lojën me raste shënimi, konkretizim dhe karakter në prapavijë. Kërnaja jo vetëm i dha “leksion” në këtë ndeshje “kolegut” Ilir Daja, por e ka “transformuar” Partizanin në kohë të shkurtër.
