Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

Të gjithë “sy e veshë” nga “Shtëpia e Futbollit”, mësohet DATA kur do të hidhet SHORTI për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë “sy e veshë” nga “Shtëpia e
Trofeu i Kupes se Shqiperise

Egnatia, Elbasani, Vllaznia dhe Dinamo janë 4 ekipet që kanë kaluar me sukses në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Tashmë mes tyre do të bëjnë llogaritë e kësaj faze, ku synimi kryesorë do të jetë finalja e madhe.

Por skuadrat do të jenë gjithë sy e veshë nga shorti, i cili do të hidhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ditën e sotme është zbuluar edhe data kur do të hidhet shorti.

Ditën e nesërme në orën 15:00, të 4 ekipet do të jenë “sy e veshë” nga goglat për të mësuar edhe fatet e tyre në këtë fazë të Kupës së Shqipërisë.

Ndërkohë tashmë dihet edhe cilat janë datat e parashikuara për t’u zhvilluar sfidat gjysmëfinale. Sipas kalendarit të bërë të ditur nga FSHF shikojmë se me 8 prill dhe 22 prill janë programuar gjysmëfinales, teksa në mbetet të presim se cilat do të jenë ciftet dhe “goglat” të thonë fjalën e tyre.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu