Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

GJASULA hedh prapa krahëve dëmtimin, “Gladiatori” mbetet edhe një sezon te SV Darmstadt 98

Shkruar nga NEWSPORT
GJASULA hedh prapa krahëve dëmtimin, “Gladiatori” mbetet

Klaus Gjasula do të vazhdojë të jetë pjesë e Darmstaadt të paktën edhe një sezon, pasi mesfushori shqiptarë dhe klubi gjerman kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman nëpërmjet në faqen zyrtare.

Lojtarit të kombëtares kontrata aktuale i përfundon në qershorin e 2023 dhe palët tashmë e kanë rinovuar atë edhe për një sezon tjetër deri në vitin 2024. “Gladiatori” shqiptarë është bërë pjesë e Darmstadt që në vitin 2021, ndërsa ka zhvilluar 32 ndeshje.

Për shkak të  një dëmtimi, mesfushori 33-vjeçar ka mbetur larg fushave të blerta që nga shtatori, por tashmë Gjasula ka hedhur prapa prahëve dëmtimin dhe është gati për të ndidmuar skuadrën në pjesën tjetër të sezonit në Bundesligën 2.

Kujtojmë se Darmstadt renditet në vendin e parë të kampionatit, teksa synimi është ngjitja në Bundesligë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga