
Milan përgatit edhe dhuratën e parë për Marco Giampaolo.
Ish-trajneri i Sampdorias është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kuqezinjve dhe presidenca e klubit po shikon edhe nga merkato e futbollistëve.
Emri i parë që mund të bashkohet me Giampaolo në Milanello duket se do të jetë ai i mesfushorit të Napolit, Mario Rui. Sipas "Sportitalia", portugezi është në krye të listës së dëshirave të Giampaolo, që shikon te Rui njeriun ideal për Milanin e së ardhmes.
28 vjeçari aktivizohet prej 2 sezonesh me Napolin, por dëmtimet dhe pezullimet e kanë nxjerr nga lista e dëshirave të Carlo Ancelottit. Kështu, largimi shihet si vendimi më i mirë për të ardhmen e tij dhe kur të kërkon Milan, nuk duhet të mendohesh dy herë.