Granit Xhaka, një prej lojtarëve më në zë të momentit, kjo jo vetëm për faktin e nivelit të lojës që ai zhvillon, por edhe për duelin që kishte me të vëllain në fushë, flet pas takimit me Shqipërinë, ku ndjehet i gëzuar për fitoren. Ai e cilëson të vështirë këtë takim dhe këtë fitore të helvetëve, por pranon se shifrat mund të shkonin në 2-0. "Fitore e vështirë. Ekipi i Shqipërisë ka luajtur shumë mirë, por për këtë fitore të Zvicrës jamn shumë i gëzuar. Më e vështirë të luash me një lojtar më pak, por Shqipëria e bëri më së miri me Roshin dhe Lenjanin. Ne kishim shanset që të shkonim 2-0. Shumë emocione me taulantin si kundërshtar. Edhe për të ishte shumë e vështirë. Shumë gazeta e media kanë folur për ne".
[caption id="attachment_1952" align="alignright" width="300"] Granit Xhaka, i zgjedhur nga UEFA si "Lojtari i ndeshjes"[/caption]
I pyetur për kualifikimin e Shqipërisë më tej në Europian, ai e uron këtë duke u bazuar te loja që zhvilluan kuqezinjtë. "Inshallah Shqipëria kualifikohet më tej. Nëse luajnë si sot ata kanë shanset e tyre. Iu uroj të fitojnë e të shkojnë më tej në Europë".