Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në Superiore kanë fituar gjithçka kanë mundur, Vllaznia dhe Dinamo risjellin përplasjen mes “dy strategëve” (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Në Superiore kanë fituar gjithçka kanë mundur, Vllaznia
Ilir Daja - Edi Martini/ Fotomontazh

Përballja mes Vllaznisë dhe Dinamos pritet të jetë akoma më interesante dhe në stolet e të dyja skuadrave. Dueli i vlefshëm për javën e 29-të të Abissnet Superiore që do të luhet këtë të shtunë, risjell një duel “strategësh” mes Edi Martinit dhe Ilir Dajës, me dy trajnerët që kanë një statistikë të veçantë në përplasjet direkte mes tyre.

Për trajnerin e Dinamos nuk ka qenë aspak e lehtë përballja me shkodranët, pasi në 31 ndeshje të luajtura në total, statistikat flasin për një mesatare prej 1.32 pikësh. Me skuadrat që ai ka drejtuar, Daja numëron 11 fitore, 8 barazime dhe 12 humbje.

Në krahun tjetër, Edi Martini, në 14 përballjet me skuadrën kryeqytetasve koleksionon 6 fitore dhe 5 humbje. Një statistikë që tregon se për trajnerin e shkodranëve, ekziston formula “all or nothing” (gjithçka ose asgjë), ndaj dhe në këtë përballje të radhës, Martini do të kërkojë suksesin e 7-të për marshimin drejt titullit.

Sa i përket përballjeve “kokë më kokë”, Daja shihet më i avantazhuar në krahasim me rivalin e tij në stol. Edhe pse një diferencë e dukshme e ngushtë, trajneri i Dinamos ka bërë një parakalim të lehtë në statistikat përballë Martini. Në 13 ndeshje në total, Daja ka në portofolin e tij 5 fitore, ndërsa shkodrani 4 të tilla.

Si duket, ky duel strategësh qëndron në ekuilibra të ngushtë dhe dueli i së shtunës mund të provojë një tjetër medalje të historisë.

Poll

Lexo gjithashtu