Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Georgina RODRIGUEZ “vjell vrer” pas lënies në stol të RONALDOS: Turp!

Shkruar nga NEWSPORT
Georgina RODRIGUEZ “vjell vrer” pas lënies në stol të
Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos ka ndjekur nga afër sfidën mes Portugalisë dhe Zvicrës, takim që u mbyll me fitoren e thellë të portugezve 6-1. Në këtë duel u la në stol një Ronaldo, vendim që nuk i ka pëlqyer aspak Giorginës. Portugalia u kualifikua në çerekfinalen e Kupës së Botës, dhe  menjëherë pas këtij takimi ka reaguar edhe gruaja e CR7 nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa ka “vjellur vrer” për lënien në stol të partnerit të saj.  “Urime, Portugali. Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin, të gjitha kamerat u drejtuan nga ju. Sa turp që nuk shijuam lojtarin më të mirë në botë gjatë 90 minutave. Fansat nuk reshtin së kërkuari për ju dhe duke bërtitur emrin tuaj. Zoti dhe miku yt i dashur Fernando të vazhdojnë dorë për dore dhe të na bëjnë krenar edhe një natë”, shkruan partnerja e CR7.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga