Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gazmend Malo: Janë shitur 80 mijë fanella, nuk ndryshon modeli

Shkruar nga NEWSPORT

Marketingu është pjesa më e rëndësishme e një biznesi, dhe si i tillë nuk po lihet pas dore nga FSHF-ja sidomos në këtë periudhë të artë të ekipit tonë Kombëtar. Bëhet fjalë për shitjen e produkteve që përfaqësojnë ekipin tonë kuqezi, të cilët po shiten në kohë dhe në numër rekord. Sipas shefit të marketingut në FSHF, Gazmend Malo, ai tregon shifrat e vërteta të shitjeve të fanellave dhe sa do të shkojë numri i tyre në vijim.

"Është shumë e vërtetë që Europiani ka ndikuar në mënyrë befasuese në shitjen e fanellave të ekipit tonë Kombëtar. Deri më tani janë shitur mbi 70 deri në 80 mijë bluza. 'Macron' po bën bilancin për kërkesat e shitjeve, ndërsa numri final mund të shkojë deri në 100 mijë bluza", thotë fillimisht Malo.

[caption id="attachment_6577" align="alignleft" width="300"]Fanella-kombetarja Fanella më e shitur e Kombëtares[/caption]

Por, më tej ai zbulon edhe një detaj jo pak të rëndësishëm, ku thotë: "Ne kishim përgatitur një model të ri bluzeje për t'u përdorur për ndeshjet që do të luhen për Eliminatoret e Botërorit, por kërkesat kanë bërë që modeli të qëndrojë në treg. Ne kemi 1300 pika shitjeje të vëna në dispozicion të tifozëve në shtetet ku ka shqiptarë. Në Tiranë dyqani është hapur në fillim të muajit qershor, por po përdoret edhe portali i FSHF-së. Ndërsa po të bëjmë një hartë se ku ka pasur 'bum' shitjesh, Zvicra, Gjermania dhe Italia mbajnë rekord. Më pas ka edhe shtete të tjerë që vijnë pas tyre", sqaroi Malo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga