Partizani ia ka dalë ditën e djeshme duke mundur bardheblutë e Tiranës në derbi me rezultatin e ngushtë 1-0. Pss këtij suksesi nuk kishte si të mungonte dhe shpërblimi për lojtarët e kuq pas kësaj fitoreje.
Mësohet se bëhet fjalë për një premio prej 20 milionë lekësh të vjetër edhe pse ende nuk ka diçka zyrtare, por shifra e parë që flitet se mund t'iu ndahet lojtarëve është kjo. Ishte vetë presidenti Gaz Demi që konfirmoi dje pas ndeshjes se shpërblimi për lojtarët nuk do të mungonte sikurse ka ndodhur dhe herë të tjera kur këta të fundit kanë dalë me kokën lart nga fusha e blertë.
Poll