
Tre golat që do të jenë në garë për më të bukurin e kësaj faze të Europianit, padyshim që kanë veçanësitë e tyre. Shaqiri ishte i pari që dhuroi një eurogol në ndeshjen me Poloninë. Goli i Shaqirit barazoi rezultatin në shifrat 1-1, ndersa ndeshja shkoi në shtesë. Pavarësisht humbjes së Zvicrës nga gjuajtja e penalltive padyshim goli i Shaqirit do të jetë një nga më të bukurit në historitë e Europianëve.
Një gol mjaft të bukur ka shënuar edhe talenti belg Eden Hazard në fitoren e thellë 4-0 që Belgjika realizoi kundër Hungarisë.
Ndërsa goli i tretë në këtë listë është ai i i Griezman në fitoren e Francës 2-1 përballë skuadrës së Irlandës. Ka një sondazh të hapur në Goal.com ku shikuesit mund të votojnë golin e tyre të preferuar.
https://youtu.be/zzQ6eRPLkOU