Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Luhet paralelisht në Elbasan dhe Ballsh, njihuni me ndeshjet e ditës së sotme në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet paralelisht në Elbasan dhe Ballsh, njihuni me ndeshjet e ditës
Superiore

Superiorja ditën e sotme vjen me 2 duele mjaft delikate dhe shumë të rëndësishme. Do të luhet paralelisht në Elbasan dhe Ballsh në orën 13:30.

Elbasani pret Vorën në “Elbasan Arena” dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 25-të të kampionatit. Një përballje ku në fokus është mbijetesa nga ana e ballshiotëve. Vendasit nga krahu tjetër do të luftojnë të mbajnë hapin e rivalëve të Egnatias dhe Vllaznisë.

Përveç kësaj sfide, vëmendja e tifozëve gjithashtu do të jetë edhe në “Adush Muça”, aty ku Bylisi pret Vllazninë. ballshiotët luftojnë për pikët që janë shumë të rëndësishme për mbijetesën, ndërsa shkodranët për të thelluar diferencën me Egnatian e vendit të dytë.

Luhet paralelisht në Elbasan dhe Ballsh, njihuni me ndeshjet e ditës
 

 

Poll

Lexo gjithashtu