
Sot luhen edhe katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Botërorin Katar 2022. Fillimisht, në orën 16:00, Grupi H do të zbresë në fushë ku Portugalia tashmë ka mbyllur llogaritë e kualifikimit por i mbetet edhe një 90 minutësh me Korenë e Jugut për të vulosur përfundimisht vendin e parë.
Ndeshja tjetër është ajo mes Ganës dhe Uruguait që kanë histori interesante mes tyre, që nga ajo pritja e famshme e Suarez me dorë në Botërorin e Arikës së Jugut. Afrikanëve u duhet një barazim për të kaluar më tej.
Janë publikuar formacionet zyrtare për dy sfidat dhe Portugalia vjen me rotacione por me Ronaldon në fushë.
Formacionet Zyrtare:
PORTUGALI (4-4-2): Costa - Dalot, Pepe, Silva, Cancelo - Mario, Neves, Vitinha, Nunes - Ronaldo, Horta.
KOREA JUGUT (4-2-3-1): Kim Seunggyu - Kim Jinsu, Kim Younggwon, Kwon, Kim Moonhwan - Jung, Hwang - Lee Jaesung, Lee Kangin, Son - Cho.
GANA (4-2-3-1): Ati - Seidu, Amartey, Salisu, Baba Rahman - Partey, Abdul Samed - A. Ayew, Kudus, J. Ayew - Williams.
URUGUAI (4-4-2): Rochet - Varela, Gimenez, Coates, Olivera - Pellistri, Valverde, Bentancur, De Arrascaeta - Suarez, Nunez.