Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Gafa e kryeministrit, i premton pasaporta diplomatike nënshtetasve europianë

Shkruar nga NEWSPORT

Menjëherë pas fitores historike përballë Rumanisë, kryeministri Edi Rama nxitoi ti premtonte lojtarëvve kuqezi pasaporta diplomatike si shpërblim për suksesin e arritur. Këshilltarët e tij sportiv që e lejuan kryeministrin të bënte këtë gafë të pafalshme meritojnë një lumë kritikash. Duke nisur nga trajneri italian Gianni De Biazi, ndihmësi i tij Paolo Tramexani që janë italian e me pashaportë italiane, për të vijuar me kapitenin Lorik Cana që ka nënshtetësi franceze, e më tej Arlind Ajeti, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Naser Aliji, Migjen Basha, Shkëlzen Gashi dhe Federik Veseli janë në listën e gjatë të lojtarëve me nënshtetësi zviceriane. Lista e lojtarëve që kanë pashaportë tjetër veç asaj shqiptare vijon edhe më tej. Mërgim Mavraj ka nënshtetësinë gjermane ndërsa Etrit Berisha ka atë suedeze. Pyetja që lind në mënyrë naive është fare e thjeshtë. Për çfarë do ti duhet shpërblimi i kryeministrit lojtarëve që më nënshtetësi zviceriane, gjermane apo dhe suedeze e franceze lëvizin lirisht në të gjithë Europën e jo vetëm… Gafa e kryeministrit tani është bërë. Ndoshta shpërblimi i dytë në rradhë për një milionë eurot që do të shpërndajë për fitoren, ishte një lëvizje e zgjuar për të kompesuar të parin premtim që rezulton të jetë i gabuar.

kom 2

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga