Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Dy autogola dhe një gabim në mbrojtje, Laçi fiton pa probleme ndaj Luftëtarit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dy autogola dhe një gabim në mbrojtje, Laçi fiton pa

Laçi-Luftëtari 3-1

Është mbyllur me rezultatin 3-1 sfida mes Laçit dhe Luftëtarit. Një ndeshje e dominuar totalisht nga skuadra vendase që gjejnë golin që në minutën e dytë të ndeshjes falë autogolit të Kukajt. Në minutën e 40-të është Redon Xhixha që dyfishon ndeshjen, por edhe këtë herë dhuratë nga mbrojtja e Luftëtarit.

Në pjesën e dytë Nuabueze pasi kalon edhe portierin gjuan drejt portës me Lalën që e devijon duke shënuar autogolin e dytë dhe golin e 3-të për Laçin. Luftëtari gjen golin e nderin në minutate e fundit me Mehmetllarin që gjuan saktë nga penalltia. Me këtë 3 pikësh skuadra vendase renditet në vendin e 3-të me 55 pikë, ndërsa Luftëtari mbyll klasifikimin me 14 pikë.

Kategoria Superiore/ Java e 33-të

Formacionet zyrtare:

Laçi: Stajila, Turkaj, Marku, Gjoni, Fangaj, Deliu, Rapo, Lushkja, Greca, Xhixha, Nwabueze Trajner: Armando Cungu

Luftëtari: Basha, Dragoshi, Isufi, Lala, Kuka, Qato, Hyseni, Duka, Lika, Brahimlika, Oshafi, Mehmetllari Trajner: Neritan Novi

Gjyqtar: Ermal Llapra.

Komenti minutë pas minute

90+3' Mbyllet ndeshja, Laçi fiton 3-1 ndaj Luftëtarit.

84' GOL! Penallti në favor të Luftëtarit, Mehmetllari gjuan dhe shënon.

74' Qato provon nga distanca, pret Stajila.

'63' E pabesueshme ç'humbet Xhixha, me portën bosh gjuan jashtë.

55' Laçi pranë golit të 4-të, Gjoni ndalet nga traversa.

50' GOL! Laçi gjen edhe golin e 3-të. Nwuabueze kalon dhe portierin dhe tund rrjetën falë edhe autogolit të Lalës.

49' Mundësi e artë për venasit, Kuka shpëton një gol të sigurtë.

46' Nis pjesa e dytë në Laç.

45+2' Mbyllet pjesa e parë në Laç. Vendasit triumfojnë 2-0.

45' Provon Greca me një gjuajt, por pret Basha.

40' GOL! Gafë amatoreske në mbrojtje, Luftëtari i falë golin e dytë Laçit. Xhixha përfiton brenda zonës dhe shënon.

34' Redon Xhixha godet bukur me kokë, topi kalon ngjitur me traversën.

28' Vendasit shpërdorojnë sërish një mundësi për gol. Asnjë prej lojtarëve nuk godet pas krosimit në zonë nga Xhixha.

12' Laçi pranë golit të dytë, Nwabueze pason bukur për Grecën, por ky i fundit gjuan keq duke shpërdoruar një mundësi të mirë shënimi.

2' GOL! Zhbllokohet mjaft shpejt sfida. Laçi gjen golin e parë pasi Luftëtari shënon autogol me Armenis Kukan.

1' Starton ndeshja në Laç, topi i parë shkelmohet nga kurbinasit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga