
Kombëtarja shqiptare e Futsallës ka bërë një paraqitje dinjitoze në fazën eliminatore të Botërorit "Lituani 2020", duke u kualifikuar në raundin tjetër të saj si e dyta në grup. Humbja 3-2 kundër vendasve të Maqedonisë bëri që kuqezinjtë të zbrisnin në shkallët e dytë në grup, por i mjaftoi për të kaluar më tej.
Shqipëria zhvillojë një ndeshje shumë të mirë në pjesën e parë duke udhëhequr me rezultatin 2-1 falë golave të Besnik Rexhepajt dhe Endrit Kacës. Pjesa e dytë foli për skuadrën vendase që arriti të shënojë dy gola, duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër nëpërmjet vendit të parë.
Në fazën tjetër eliminatore kuqezinjtë do të përballen me Rumaninë, Kazakistanin dhe Bjellrusinë. Ndeshjet do të zhvillohet në Rumani nga data 22-27 Tetor 2019.