
Kamza nuk e mbylli në mënyrën më të mirë pjesën e parë të kampionatit pasi e mbylli vitin 2017 me tre humbje rresht që ndikuar në renditjen në tabelën e klasifikimit. Edhe pse kjo nuk ishte e parashikuar nga drejtuesit e klubit, ata besojnë sërish te objektivat e përcaktuara në filllim të kampionatit.
Qëllimi i parë është të ruhet grupi i plotë edhe pse do jetë një punë e vështirë. Zerat e fundit e çojnë Fushtarin te Partizani. Bregu dhe Abazaj presin ofertat për tu larguar ndërkohë që ka dhe të tjerë që mund të tundohen për të "braktisur" Kamzën në janar.
Sa i përket afrimeve, objektivi kryesor është arritja e akordit me ishin e Kukësit, Hair Zeqiri. Mësohet se ka pasur bisedime mes palëve por ende nuk ka diçka konkrete. Një tjetër objektiv është gjetja e një mesfushor organizator për të cilin drejtuesit janë vënë në lëvizje.
Të gjithë të rinjtë që do të afrohen në ekip, më parë do të duhet të kalojnë provën dhe më pas mund të firmosin me Kamzën për pjesën e mbetur të kampionatit.