Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ftesa nga Kombëtarja, Eneo BITRI: Më ka bërë përshtypje Reja

Shkruar nga NEWSPORT
Ftesa nga Kombëtarja, Eneo BITRI: Më ka bërë përshtypje

Eneo Bitri është një nga ata lojtarë të grumbulluar nga kombëtarja shqiptare për miqësoren me Arabinë Saudite. Qendërmbrojtësi i Partizanit ka dhënë një intervistë për “Ora Sport” duke treguar emocionet e para me fanelën kuqezi.

Ai është optimist për testin e parë të Kombëtares, ndërsa vë në dukje faktin se sa miqësor është Edy Reja. Në fjalën e tij për gazetarin Altin Sulçe, Bitri tha:

E kuqja e Kombëtares është kënaqësi. Jam shumë i emocionuar. Diçka që e kemi ëndërruar që të vegjël dhe një ditë po na bëhet realitet. Po e shijojmë në maksimum. Po na ikin ditët shumë shpejt. Është një shans shumë i mirë për të gjithë ne, sepse duhet të tregojmë veten tonë dhe cilësinë e kampionatit.

Është një provë e mirë që nuk vjen shpesh. Është diçka e re për mua. Do ta provojmë veten në këtë ndeshje dhe të shohim sa i kemi mundësitë për të kaluar një hap më përpara. Është kënaqësi të stërvitesh me një trajner të tillë. Ka një CV mjaft të pasur. Është edhe shumë miqësor. U miqësua direkt me ne, kjo më bëri përshtypje”, përfundoi ndër të tjera ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga