Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FSHF-ja nuk “kursehet” ndaj ekipeve dhe zyrtarëve, gjoba nga Tirana deri tek Elbasani

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF-ja nuk “kursehet” ndaj ekipeve dhe zyrtarëve, gjoba nga

FSHF-ja ka publikuar ditën e sotme vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës. Federata ka shpalosur me pika zyrtarët dhe klubet që janë gjobitur apo dënuar.

Gjoba me vlerë monetare ka për Tiranën, Vllazninë dhe Tomorin me nga 50.000 lekë të reja, teksa për Elbasanin dhe Flamurtarin gjoba është 100.000 lekë.

Bie në sy pezullimi për dy ndeshje i dy zyrtarëve të Kukësit, si Naim Halili dhe Oltion Kërrnaja. Nuk ka shpëtuar nga dënimi as zyrtari i AF Elbasanit, Elton Guranjaku i cili do të dënohet me dy ndeshje pezullim.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 16.09.2023

  1. Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Zyrtari i FK Kukësi, Oltion Kërnaja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  4. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  5. FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  6. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Lojtari i AF Elbasani, Armando Rami, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  3. KF Vora, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
  4. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Zyrtari i KF Bylis, Kostantinos Michailidis, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. KS Korabi, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  8. KS Besa, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  9. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Arbi Laçi. Klubi i Futbollit Dinamo, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 06.03.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Lushnja, Ronald Disha, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  11. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Burreli, Dorian Bubeqi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  12. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Tirana, Arzen Voci, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  13. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Lushnja, Marius Sula, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga