Lajmi i bujshëm për ditën e sotme ishte heqja e të drejtave të transmetimit të Oversport nga Federata Shqiptare e Futbollit. FSHF-ja theksoi se kishte ndërprerë kontratën me platformën në fjalë për shkak të shkeljeve të rregullave. Tashmë kampionati shqiptar nuk do të transmetohej nga Overspoirt.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe “Oversport” nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Kompania në fjalë thekson se është e surprizuar nga ky vendim dhe se së shpejti do të dalin me një njoftim të plotë ku do të tregojnë të vërtetën.
“Oversport krejt papritur është përballur sot me lajmin e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në kanalet e saj zyrtare të komunikimit, për ndërprerjen e kontratës mes palëve, kontratë e cila ishte në fazë negociatash.
Oversport shpreh shqetësimin se vendimi i marrë nga FSHF është rezultat i mungesës së transparencës në aktivitetet e saj, me presione që nuk janë në përputhje me parimet etike që një institucion i këtij niveli duhet të ndjekë.
Oversport do të dalë me një deklaratë të plotë në vijim”, shkruhet në postim. Kujtojmë se "Oversport" e fitoi një vit më parë të drejtën e transmetimit për 3 sezone radhasi, deri në vitin 2025.
[caption id="attachment_698330" align="alignnone" width="510"] Postimi i Oversport[/caption]