FSHF-ja po bëhet gati të zbulojë edhe kalendarin e Kategorisë së Dytë për sezonin e ri. Kjo katëgori do të startojë më 23 shtator, teksa skuadrat vazhdojnë përgatitjen për të zbritur në fushë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë ndarjen e saj në grupe dhe siç ishte dhe sezonin e kaluar do të jetë edhe në këtë vit. Kategoria e Dytë do të jetë në dy grupe, ku FSHF-ja është kujdesur të shmangë transfertat e largëta në mënyrë që skuadrat të mos udhëtojnë shumë, pasi ekipet nuk mund të mbulojnë dot.
Kështu në grupin A bëjnë pjesë ekipe si: Tërbuni, Besëlidhje, Veleçiku, Valbona, Sopoti, Naftëtari, Shënkolli, Iliria, Murlani, Gramshi dhe Albanët.
Ndërkohë në grupin B bëjnë pjesë 12 epike: Oriku, Turbina, Pogradeci, labëria, Butrinti, Devolli, Luftëtari, Shkumbini, Delvina, Adriatiku dhe Këlcyra.
Siç është bërë e ditur tashmë ditën e premte do të hidhet dhe shorti për kalendarin e sezonit të ri, duke nisur që nga ora 14:00.