Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Franco Foda zbulon Kosovën e tij: Do të jemi agresivë dhe me sulm të shpejtë

Shkruar nga NEWSPORT
Franco Foda zbulon Kosovën e tij: Do të jemi agresivë dhe me sulm

Kosova do të luajë në transfertë përballë Armenisë një ndeshje miqësore. Sfida që do të zhvillohet në Yerevan, do të luhet ditën e nesërme duke startuar nga ora 17:00.

Një ditë para kësaj ndeshje, ka folur edhe trajneri i Kosovës, Franco Foda. Gjermani që do të debutojë përballë armenëve është shprehur se  ekipi i tij është në gjendje të mirë dhe se do të zhvillojnë një lojë agresive. Gjithashtu, Foda i vlerëson maksimalisht armenët.

“Kemi pasur seanca stërvitore shumë të mira në Prishtinë, edhe pse koha nuk ka qenë aq e përshtatshme. Sidoqoftë, ekipi është në gjendje të mirë. Armenia dhe Kosova kanë lojtarë shumë të mirë, sidomos teknikisht dhe që të dyja kanë paraqitje solide. Në tri ditët e fundit jemi koncentruar në aspektin taktikë. Do të luajmë në mënyrë sa më agresivë dhe të sulmojmë sa më shpejt”, është shprehur trajneri i përfaqësueses së Kosovës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga