Franca dhe Argjentina do të garojnë nesër në orën 16:00 për trofeun më të lavdishëm të futbollit, Kupën e Botës. Tashmë kemi hyrë në 24 orët e fundit të këtij kompeticioni madhëstorë dhe Franca deri tani ka qenë në ankth konstant. Java e fundit ishte e mbushur plot lajme të këqija teksa virusi i devesë kishte kapur kampin francez ku plot 7 lojtarë ishin infektuar dhe rrezikonin seriozisht pjesëmarrjen në finale.
Mirëpo, ditën e sotme pas kontrolleve mjekësore, lojtarët e infektuar janë shfaqur në gjendje optimale. Raphael Varane, Ibrahima Konate, Dayot Upamecano, Theo Hernandez, Aurelien Tchouameni, Adrien Rabiot dhe Kingsley Coman kanë hedhur pas virusin dhe do të jenë të gatshëm të japin kontributin e tyre për ngjyrat trikolore.