Partizani dhe Tirana do të luajnë pasditen e së enjten së 19 tetorit derbin e parë të këtij sezoni. Një ndeshje e prapambetur në kuadër të javës së 6-të të Superiores që do të luhet në “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00.
Në prag të kësaj ndeshje që pritet të jetë fantastike dhe emocionuese, një foto thumbuese nga gazetari i njohur, Gerti Çarçani, krijon shumë pikëpyetje. Në një foto që vetë gazetari ka postuar, shihen Gaz Demi, Çarçani dhe Alban Berisha. Ky i fundit njihet si një nga tifozët më të “çmendur” të Tiranës.
Por nuk është vetëm foto ajo ç’ka krijon aludime, por edhe shkrimi me të cilin Çarçani ka shoqëruar foton.
“Derbi filloi…Diçka po ‘gatuhet’…” shkruan Gerti Çarçani.
Poll