
Artisti italian Pupazzaro ka pikturuar futbollistët në Euro 2016, si do të dukeshin me veshje ushtarake. Cristiano Ronaldo është kurorëzuar si perandori i Evropës pas ngritjes së trofeut në Paris, por italiani e ka bërë të “pavdekshëm” duke e pikturuar si një gjeneral ushtrie. Më përpara ishte një hobi për të, ndërsa tashmë pikturat janë kthyer në një biznes për Pupazzaron pasi lojtarët i kërkojnë atij që t'i realizojë një portret. Përveç yllit të Real Madridit, ai ka pikturuar edhe futbollistë të tjerë nga nata e finales së Euro 2016, si Nani, Paul Pogba, Hugo Lloris, Antoine Griezmann dhe Olivier Giroud. Pupazzaro në fakt quhet Fabrizio Birimbelli, një programues kompjuterash 43-vjeçar në Romë.
[gallery columns="1" size="full" ids="15990,15991,15992,15993"]