“Abissnet Superiore” do të ngre siparin e këtij sezonit ditën e shtunë, teksa janë programuar të zhvillohen dy takime. Gjithashtu të dielën do të luhen po dy takime të tjera, teksa sfida Partizani-Teuta është shtyrë pa afat nga FSHF-ja për shkak të pjesmarrjes së demave në Conference League.
Tirana është një prej ekipe që vazhdon intensivisht stërvitjen për sfidën e parë të kampionatit, teksa fati u ka rezervuar derbi ndaj Dinamos. Pikërisht pak ditë para startit të kampionatit për Orges Shehin vjen në kryeqytet një super “afrim”.
Bardheblutë kanë bërë merkato mjaft cilësore duke marrë lojtarë si Kaina Nunes, Selmani, Doka, Hoxhallari, Mici, Latifi e Jonuz. Por tashmë Patrick shton akoma më shumë cilësonë në skuadër. sulmuesi brazilian ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për sezonin e ri.
Patrick i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje duke marrë ngarkesën e duhur për sfidën e parë ndaj Dinamos. Një rikthim i rëndësishëm që tashmë Orges Shehi do të ketë akoma më shumë alternativa zgjedhjeje.
Kujtojmë se braziliani mori një dëmtim të rëndë në fazën e dytë të kampionatit të kaluar, teksa iu desh të qëndronte disa muaj larg fushave deri në riaftësimin e tij.
[caption id="attachment_703981" align="alignnone" width="2048"] Patrick në stërvitjen e fundit me Tiranën/ © Credits facebook.com/kftirana.al[/caption]