Nesër luan kombëtarja jonë ndeshjen hapëse për eleminatoret e Euro 2024 kundër Polonisë. Sfida në Varshavë është shumë e rëndësishmë për tanët dhe pritet një numër i lartë tifozësh kuqezi në stadium. Por që ditën e sotme gjurmët kuqezi në Varshavë kanë filluar të duken.
Siç shihet edhe në foto nëpër rrugët e kryeqytetit polak janë tifozët e Partizanit, Guerrilsat ata që kanë vendosur kudo stickera dhe logot e tyre. Në shtylla dhe nëpër muret e qytetit shihen kudo mbishkrime “Guerrils”. Tifozët e kuq po e ndezin sfidën që një ditë përpara dhe priten të jenë mbështetjë e madhe për kombëtaren në shkallët e stadiumit.
[caption id="attachment_686069" align="alignnone" width="169"] Ultras Guerrils në Varshavë[/caption]