Tirana fitoi dje përballë Laçit duke u rikthyer në krye të klasifikimit. Pjesa e parë në Elbasan Arena bëri të dukej sikur do të ishte një shëtitje për bardheblutë që po fitonin 3-0 me dygolëshin e Hasanit dhe atë të Bruno Lulajt. Mirëpo në të dytën, Laçi shënoi dy gola duke rrezikuar fatin e ndeshjes në minutat e fundit.
Pas ndeshjes, një mesazh special ka mbërritur për mbrojtësin Lulaj nga një ish-lojtar i cili ka dalë kampion me Tiranën. Kristi Vangjeli në llogarinë e tij në Instagram ka uruar Lulajn për golin e shënuar dhe i thotë: “Vazhdo të ecësh vëllai im, së shpejti do të jesh sërish kampion.”
Kristi Vangjeli ka dalë kampion si lojtar me Tiranën në sezonin 2019-2020 por edhe si zv.trajner në atë të fundit ndërsa me Lulajn kanë luajtur më parë te Skënderbeu i artë.