Regi Lushkja që prej ardhjes së tij te Tirana zuri menjëherë vendin e titullarit me bardheblutë dhe trajnerin Shehi që besojnë shumë te cilësitë e mesfushorit prandaj e afruan për të synuar titullin kampion. Dje ishte testi real dhe kampionët në fuqi nuk ja dolën ta kalonin teksa u mposhtën nga Vllaznia në Shkodër duke mos arritur të “vrasin” kampionatin.
Kjo humbje është hedhur pas tashmë, sidomos nga Lushkja që sot e ka një ditë feste. Kavajasi feston ditëlindjen e një prej njerëzve më të dashur në jetën e tij, atë të mamasë. Në rrjete sociale, ai ka ndarë një foto sëbashku me prindërit dhe mbi të shkruan: “Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime”.
Poll