FOTO/ Përgatitje e veçantë ndaj Tiranës, Kukësi më i bashkuar se kurrë
Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi do të ndeshet me Tiranën ditën e dielë në orën 14:00, në stadiumin “Selam Stërmasi”. Agjenda e takimit është ndryshuar në momentet e fundit. Një duel tepër i rëndësishëm pasi progresi i verilindorëve ka rritur etjen për rezultate pozitive.
Nën drejtimin e trajneri Dobi, ekipi ka është shkëputur zonës së ftohtë, por loja e mirë ndaj Egnatias nuk ka mjaftuar pasi një autogol i nxori duarbosh. Ekipi duket që nuk e ka humbur aspak fokusin kjo dhe falë metodave të veçanta të teknikut Dobi, që në stërvitjen e radhës ekipi duket më i bashkuar se kurrë.
Postimi i Kukësit:“Ekipi ka vijuar pasditen e sotme me përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Tiranës. Skuadra ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore ku me grupin është bashkuar edhe mesfushori Edëing Gyasi i cili ka lënë pas dëmtimin.Ndaj Tiranës do të jetë i gatshëm gjithashtu mbrojtësi Edison Ndreca i cili ka shlyer pezullimin për shkak të kartonëve.Ndeshja ndaj Tiranës do të luhet ditën e dielë duke nisur nga ora 14:00 në stadiumin "Selman Stërmasi".