Bylis ka marrë një fitore me shumë vlerë në përballjen ndaj Egnatias. Ndeshja e cila u mbyll me shifrat 1-0 ngushton diferencat me zonën e mbijetesës. Autori i golit të vetëm të takimit ishte Flamur Ruçi, i cili pak ditë më parë kishte humbur vëllain e tij.
Presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj veç urimeve të përzemërta për fitoren ndaj Egnatias, nuk ka munguar as mbështetja dhe fjalët e ndjera për familjen e lojtarit të tij, Flamur Ruçit.
“Një fitore e madhe. Urime Bylisit për fitoren dhe zoti ia lehtësofte dhimbjen Ruçit dhe familjes së tij në këtë ndarje nga jeta të vëllait të tij 24-vjeçar!”
Poll