Indrit Tuçi ishte një nga herojtë e Lokomotiva Zagreb në sfidën e zhvilluar ndaj Rudes. Lojtari shqiptarë arriti t’i jepte fitoren skuadrës së tij në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në kampionatin kroat.
Tuçi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 39-të. Një gol spektakolar nga lezhjani, i cili nga goditja e dënimit “shkundi” merimangat në rrjetën e kundërshtarëve. Një gol fantastik që do të shpërblehej në fund me 3 pikët.
Por jo vetëm kaq, pasi 23-vjeçari është zgjedhur edhe në 11-tëshen më të mirë në kampionatin kroat, ndërsa është vlerësuar me notën 8.3 nga Sofascore.
[caption id="attachment_706667" align="alignnone" width="410"] Indrit Tuci formacioni i javes ne Kroaci[/caption]
Poll