Tefik Osmani përveçse një futbollist i mirë në fushën e lojës, po ashtu është edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, por në të njëjtën kohë edhe shumë provokues.
Në një postim në "Instastory" qendërmbrojtësi shkruan: Miqtë e vërtetë vijnë në kohë. "Të tjerët kur kanë kohë. Ka edhe nga ata që vijnë para kohe, por unë nuk i kam ftuar", shkruan shtatlarti. Nuk dihet nëse ky status i është drejtuar ndonjë prej miqëve të tij, por që në fakt duket se 33 vjeçari mund ta ketë një shkak.
Kujtojmë që në merkaton verore, Osmani u largua nga Skënderbeu dhe është bashkuar me Teutën e Bledi Shkëmbit, duke qenë një siguri shumë e madhe në prapavijnën e durrsakëve.
Poll