Manchester City arriti një sukses të jashtëzakonshëm mbrëmjen e djeshme teksa mposhti në finalen e Champions League, Interin. Me këtë fitore ata arritën të ngrinin për herë të parë në histori trofeun më të rëndësishëm në Europë.
Pas këtij triumfi “The Citisens” tashmë thyejn një tjetër rekord, kësaj herë në Angli. Skuadra e drehtuar nga Pep Guardiola kalon në renditje Chelsean, si ekipi me më shumë trofe të fituar. Vendi i parë mbahet nga Liverpool me plot 45 trofe në total.
Kurse në vendin e dytë rendiet Manchester United me 43 trofe. Ndërsa podiumi plotësohet nga Arsenal me 30 trofe të fituar. Nga ana tjetër Manchester City renditet i katërti me 26 trofe dhe ndiqet nga Chelsea me 25.
Skuadrat me trofe të fituar në Angli:
[caption id="attachment_696333" align="alignnone" width="520"] Renditja e skuadrave angleze[/caption]